Të paktën 49 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë që strehonte punëtorë të huaj në Kuvajt. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë katin përdhes të ndërtesës të nxirë, teksa forcat e sigurisë kuvajtiane vlerësojnë dëmet.
Pronari i ndërtesës është arrestuar dhe po hetohet për neglizhencë, megjithëse shkaku i zjarrit mbetet i paqartë. Ndërkohë, persona po marrin trajtim në spitale të veçanta, sipas një zyrtari të mjekësisë ligjore, i cili foli për mediat shtetërore.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe policia po përpiqet të identifikojë viktimat. (A2 Televizion)