Kongresi miratoi reformën e shumëkundërshtuar, shpërthejnë protestat në Buenos Aires

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 07:44 | Bota

Policia në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit jashtë Kongresit, përpara se ligjvënësit të jepnin miratimin për reformat buxhetore të propozuara nga presidenti Milei.

Një numër njerëzish u raportuan të plagosur, teksa nuk munguan dhe makinat e djegura nga ana e protestuesve me koktejl molotovi.

Paketa e reformës, e propozuar nga presidenti i krahut të djathtë, Javier Milei, për të ringjallur ekonominë përfshin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike, uljen e pensioneve dhe zvogëlimin e të drejtave të punës.

Masat kundërshtohen nga partitë politike të majta, sindikatat dhe organizatat shoqërore. Projektligji me 328 artikuj tani do të shqyrtohet pikë për pikë përpara se të bëhet dhe miratimi i plotë të enjten.

Zyra e Presidentit Milei reagoi në një deklaratë për protestat ku falënderonte policinë që nuk lejoi "terroristët" të kryenin një grusht shteti.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024