Tërmet i fuqishëm në Rodos, lëkundje sizmike dhe në disa zona të tjera greke

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 07:52 | Bota

Tërmet i fuqishëm në Rodos, lëkundje sizmike dhe në

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin turistik të Rodosit në Greqi.

Lëkundja me magnitudë 4.9 ballë Rihter nuk shkaktoi dëme, teksa shumë qytetarë në panik e kaluan mbrëmjen përjashta.

Tërmete më të vegjël janë regjistruar natën që lamë pas dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë.

Mediat greke raportojnë se tërmeti në Akai ka qenë me magnitudë 3.8 ballë i shkallës Rihter, katër kilometra në perëndim të Nafpaktos, pranë Antirrios. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos