Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Inteligjenca Amerikane: Netanjahu mund largohet nga pushteti

Nga Erjon Dervishi
12 Mars 2024, 11:56 | Bota

Ushtria izraelite ka keqtrajtuar dhe poshtëruar stafin mjekësor të një spitali në Gaza. Tre mjek të spitalit Nasser kanë deklaruar për BBC, se atyre u janë lidhur sytë, janë detyruar të zhvishen dhe janë rrahur sistematikisht. Tronditëse dëshmia e njërit prej tyre, i cili rrëfen se ushtarët izraelitë e kanë mbajtur një javë në paraburgim, i kanë thyer dorën dhe i kanë vendosur qentë sipër.

Sipas pretendimeve të bëra publike nga media britanike, mjekët ishin rrahur, larë më ujë të ftohtë dhe ishin detyruar të gjunjëzoheshin në pozicione të pakëndshme për orë të tëra. BBC bën me dije se forcat e mbrojtjes izraelite, kishin refuzuar t'i përgjigjeshin drejtpërdrejtë pyetjeve, lidhur me deklaratat e stafit mjekësor, por kanë mohuar akuzat për keqtrajtime.

Lufta brutale e Izraelit në Gaza ka nxitur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga popullsia brenda Izraelit.

Sipas një vlerësimi të inteligjencës amerikane, izraelitët e kanë humbur besimin në aftësitë e tij drejtuese. Shërbimet sekrete paralajmërojnë protesta të mëdha në javët e ardhshme, me synimin e vetëm, largimin e Benjamin Netanyahut nga pushteti dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të moderuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi