Tërmet në zonën e Vezuvit në Itali, pak ditë nga 80-vjetori i shpërthimit të fundit

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 07:09 | Bota

Tërmet në zonën e Vezuvit në Itali, pak ditë nga

Një tërmet është ndjerë në disa lagje të Napolit dhe në disa bashki të provincës, mbrëmjen e djeshme. Në mediat sociale, shumë banorë të zonës raportuan se kishin ndjerë një "tërmet të fortë". Tërmeti me magnitudë 3.0 ishte në një thellësi prej 1.3 kilometrash. Shumë familje, veçanërisht ato që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave, dolën në rrugë, por nuk raportohet për dëme për momentin.

Toka në shpatet e Vezuvit fillon të dridhet përsëri, në një kohë kur kanë mbetur vetëm pak ditë deri në përvjetorin e shpërthimit të fundit që daton 80 vjet më parë, në 1944. Zona e prekur nga tërmeti shkon nga periferia lindore e Napolit në komunat Pollena Trocchia, Massa di Somma dhe Sant'Anastasia.

Prej muajsh, një tjetër zonë sizmike ka shkaktuar shqetësim në zonën napolitane, ajo e Campi Flegrei. Më 8 mars një tërmet me magnitudë 3.4 ballë kishte epiqendër në detin e Bagnolit. Më 11 mars, tërmeti erdhi nga thellësitë e Vezuvit, një vullkan i fjetur nën mbikëqyrje të posaçme, i cili për momentin nuk tregon shenja të një rreziku të veçantë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos