Përçarja Biden-Netanyahu! Izraeli nuk ndalet në Gaza

Nga Erjon Dervishi
11 Mars 2024, 23:01 | Bota

Përçarja Biden-Netanyahu! Izraeli nuk ndalet në Gaza

E hëna ka shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Por gjatë fundjavës, Izraeli ka shtuar sulmet në Gazën Qendrore dhe Jugore, duke vrarë shumë njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

“Ne duhet të krijojmë rrugën tonë drejt asaj rruge që të çon në paqe. Unë mendoj se Presidenti po punon fort, duke e shtyrë Netanyahun ta bëjë këtë. Dhe, nuk mund të ndodhte më shpejt”, tha Raphael Ëarnock, tha senator nga Georgia.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është shprehur pro Izraelit në konfliktin me Hamasin, por qasja e Tel-Avivit ndaj civilëve ka ngritur dyshime për zhvillimin e një luftë të drejtë. Si rrjedhojë SHBA po mendon ndërtimin e një bazë të përkohshme, e cila do të shërbejë për ndihmat ndaj popullsisë civile.

“Netanyahu duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që humbasin si pasojë e veprimeve të ndërmarra. Ai po e dëmton se sa po e ndihmon Izraelin", tha Presidenti Joe Biden.

Por Kryeministri i djathtë i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka mbrojtur politikat e tij të deritanishme dhe ka hedhur poshtë idenë e Biden se Izraeli po dëmtohet nga qasja e qeverisë së Netanyahu.

"Nëse ai do të thoshte me këtë, se unë jam duke ndjekur politika private kundër dëshirës së shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet", tha Netanyahu.

Biden dhe Netanyahu e kanë njohur njëri-tjetrin për dekada dhe kanë pasur mosmarrëveshje edhe para 7 tetorit, duke përfshirë shqetësimin e presidentit me qeverinë e ekstremit të djathtë të liderit izraelit. Ndërsa konflikti në Gaza është zvarritur dhe presioni është rritur nga brenda partisë së tij për të frenuar Izraelin, kritikat e Biden janë bërë më të shpeshta. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu