Rusia prodhon tre herë më shumë municione artilerie sesa SHBA dhe Evropa. Burime ekskluzive për CNN vlerësojnë se Rusia prodhon 250 mijë municione artilerie në muaj, ose rreth 3 milion në vit.
Së bashku, SHBA dhe Evropa kanë kapacitetin për të gjeneruar vetëm 1.2 milionë municione në vit për t'i dërguar në Kiev, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës evropiane për CNN.
Ushtria amerikane vendosi një synim për të prodhuar 100,000 fishekë artilerie në muaj deri në fund të vitit 2025 -më pak se gjysma e prodhimit mujor rus. "Edhe kjo shifer është tani e paarritshme, pasi 60 miliardë dollarë fonde për Ukrainën janë bllokuar në Kongres", tha një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane për mediat.
Mungesa e prodhimit të armatimeve vjen në momentin më të rrezikshëm për përpjekjet luftarake të Ukrainës që kur Rusia marshoi për herë të parë drejt Kievit në shkurt të vitit 2022. (A2 Televizion)