Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

5 milionë dollarë për kokën e tij, vdes në mënyrë të dyshimtë drejtuesi i Al Kaedës

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 18:20 | Bota

5 milionë dollarë për kokën e tij, vdes në

Dega e Al-Kaedës në Jemen ka njoftuar vdekjen e liderit të saj, megjithëse rrethanat mbeten të paqarta.

Një video e publikuar nga Al-Kaeda në Gadishullin Arabik tregon trupin e Khalid Batarfi të mbështjellë me një qefin funerali dhe banderolën e grupit.

Një deklaratë e lexuar nga një figurë e lartë e grupit terrorist nuk tregon rrethanat e vdekjes, por la të kuptohej se ai ishte vrarë si paraardhësi i tij.

Batarfi, një shtetas saudit në të 40-at e tij, u bë udhëheqësi i krahut të Al Kaedës në Jemen në vitin 2020.

Shtetet e Bashkuara e kishin futur në listën e terroristëve më të kërkuar në vitin 2018 dhe kishin vendosur një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kokën e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli