Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Rrufeja vret guidën turistike në Peru, plagosen turistët

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 11:32 | Bota

Rrufeja vret guidën turistike në Peru, plagosen turistët

Një udhërrëfyes peruan humbi jetën dhe gjashtë turistë francezë u plagosën kur rrufeja goditi malin e shtatë ngjyrave në Cuzco të Perusë. Policia lokale konfirmoi identitetin e udhërrëfyesit, Glauder Paucarmayta, 47 vjeç, ndërsa turistët e plagosur i përkasin moshës 22 deri në 40 vjeç. Ata u shtruan në një klinikë në rajon me djegie të ndryshme, trauma dhe mavijosje.

“Policët e Mbrojtjes Rrugore shkuan në komunitetin Palccoyo dhe u dhanë ndihmë turistëve francezë që transportoheshin me automjet privat. Ndërkohë, komisariati Checacupe koordinohet me përfaqësuesin e Ministrisë Publike dhe vijon me procedurat përkatëse”, citohet në komunikatën zyrtare të Policisë së Cuzco-s.

Mali i Shtatë Ngjyrave, i njohur gjithashtu si Vinicunca ose Ylber, ndodhet në vargmalin malor Vilcanota në 5200 metra mbi nivelin e detit, në rrethin Pitumarca. Shpatet dhe majat e tij janë të ngjyrosura me vija të nuancave intensive të purpurt, bruz, livando dhe ari, të cilat tërheqin vëmendjen e vendasve dhe turistëve, nga ku e vizitojnë rreth 4000 në ditë.

Sipas Mbrojtjes Civile peruane, pesë njerëz vdiqën gjatë vitit për shkak të rrufesë në rajonet e Andeve të vendit të Amerikës së Jugut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi