Një mbrëmje, një grup njerëzish vodhën trashëgiminë e çmuar pasi kishin konsumuar vaktin, kishin paguar rregullisht dhe madje i përshëndetën me mirësjellje.
Një mbrëmje, një grup njerëzish i vodhën pronarit fanellën me numrin 9 të futbollistit të ndjerë Gianluca Vialli. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Livrasco, një fshat i Castelverde (Kremones).
"Ishte gjithçka për mua, ai ma dha kur luajti për Juventusin", tha Corrado Venturini , pronar i restorantit "Franca e Luciano" pasi evidentoi vjedhjen e një prej dhjetëra bluzave të lojtarëve dhe ish-futbollistëve të varur në muret e restorantit të tij.
Një mbrëmje një grup njerëzish vodhën fanellën e Viallit pasi kishin ngrënë vaktin e tyre, paguan rregullisht dhe madje i përshëndetën me mirësjellje.
Restoranti në Livrasco përfaqëson një "strehë" autentike për tifozët e futbollit , pasi ka qenë një destinacion për dekada të tëra për lojtarët dhe menaxherët nga Cremonese dhe më gjerë.
Pronari i restorantit u shpreh në rrjetet sociale për vjedhjen që pësoi, me shpresën se përgjegjësit mund të rikthejnë fanellën që i përkiste kampionit që ndërroi jetë më 6 janar 2023. (A2 Televizion)