Vetëm 60 minuta pasi lëshoi një urdhër evakuimi për civilët në jug të Bejrutit, ushtria izraelite nisi një sulm masiv kundër militantëve të Hezbollahut në këtë zonë.
Haret Hreik ishte qendra e sulmeve, ku IDF shkatërroi më shumë se 140 objektiva që i përkisnin Hezbollahut.
“Divizioni i 98 vijon me operacionet aktive kundër infrastrukturës së lidhur me Hezbollahun, në jug të Libanit. Një ditë më parë, trupat tona eliminuan dhjetëra terroristë gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe sulmet ajrore. Shumë armë u sekuestruan, mes të cilave dhe raketa-hedhëse që kishin si objektiv Izraelin”, shkruhet në një reagim të IDF në Telegram.
Nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja e Hezbollahu pas këtij sulmi, i cili ka hedhur më shumë se 50 raketa në drejtim të qytetit kufitar izraelit Safed, shkruan A2.
Pjesa më e madhe e raketave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore “Iron Dome” dhe nuk raportohet për asnjë civil të lënduar. (A2 Televizion)