Konflikti në Gaza, Shtëpia e Bardhë: Ende s’ka marrëveshje pengjesh, vazhdojmë të punojmë për të

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2023, 11:01 | Bota

Konflikti në Gaza, Shtëpia e Bardhë: Ende s’ka

Lufta vazhdon në Lindjen e Mesme dhe deri më tani nuk ka ende një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin.

Këtë ka bërë të ditur së fundmi “Shtëpia e Bardhë”, teksa amerikanët kanë marrë rol qendror në negociata.

"Ne nuk kemi arritur ende një marrëveshje, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur atje", tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Adrienne Watson në një postim në platformën X.

Marrëveshja për të cilën SHBA po ndërmjetëson mund të çojë në lirimin e dhjetëra grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza në këmbim të një pauze pesë-ditore në luftime.

Ndërkohë, OBSH po studion një plan të menjëhershëm dhe total evakuimi për spitalin Al-Shifa, i përcaktuar tashmë si një "zonë vdekjeje", ndërsa dhjetëra civilë janë larguar nga godina në këmbë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi