“Shi” dronësh mbi Kiev, Rusia sulmon për të dytën natë radhazi kryeqytetin ukrainas

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2023, 08:24 | Bota

“Shi” dronësh mbi Kiev, Rusia sulmon për të

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm me dronë në Kiev, për natën e dytë me radhë, drejt kryeqytetit ukrainas.

Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan rreth 10 dronë në Kiev dhe periferi, të cilët fatmirësisht nuk shkaktuar të lënduar apo dëme.

Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se një dron ukrainas që po fluturonte për në Moskë u rrëzua të shtunën. Ministria e Mbrojtjes tha se avioni pa ekuipazh u asgjësua mbi distriktin Bogorodsky në periferi verilindore të kryeqytetit.

Sulmet ajrore të së dielës kundër objektivave ukrainas pasojnë një valë sulmesh një natë më parë, me Kievin që tha se kishte rrëzuar 29 nga 38 dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të nisur nga Rusia.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lavdëroi forcat e tij ajrore për rrëzimin e dronëve, të cilët mendohet të kenë qenë në numri më të lartë të lëshuar nga Rusia në më shumë se gjashtë javë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi