Mes tyre të sëmurë e të plagosur, palestinezët largohen në këmbë nga spitali al-Shifa

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 17:10 | Bota

Mes tyre të sëmurë e të plagosur, palestinezët largohen

Palestinezët po largohen nga spitali al-Shifa në këmbë. Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar disa foto nga momenti i largimit të civilëve nga zona që është kthyer tashmë në një “pikë të nxehtë”.

Me qindra persona raportohet të jenë evakuuar nga spitali, i cili ka qenë nën kontrollin e forcave izraelite prej ditësh tashmë.

Në pamje shfaqen burra, gra dhe fëmijë duke ecur mes gërmadhave që kanë zënë rrugën, ndërsa në sfond mund të shihet një buldozer.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve, turma, mes të cilëve kishte edhe të sëmurë e të plagosur, ishte nisur për në bregdetin e Gazës.

Ndërkohë, më herët është raportuar se ministria e shëndetit në Gaza, që drejtohet nga Hamasi, ka bërë të ditur se në spital ndodheshin 120 pacientë dhe një numër i paspecifikuar foshnjash të lindura para kohe.

Drejtuesi i spitalit ka akuzuar ushtrinë izraelite se është përgjegjëse për urdhrin e evakuimit, por IDF thotë se ka ndihmuar në lehtësimin e një kërkese nga drejtori.

A2 CNN Livestream

Dita jonë