“Nuk i kemi asnjë borxh Izraelit”, Erdogan lidh mbështetjen gjermane me fajin e Holokaustit

Nga Xhevahir Qardaku
18 Nëntor 2023, 12:03 | Bota


Turqia shkrin akujt me Gjermaninë, por qëndrimet e kundërta mbeten. Ndasinë mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentin Rexhep Tajip Erdogan e nxori në pah lufta në Gaza.

Lideri turk sugjeroi se Gjermania mbështet Izraelin për shkak të peshës së fajit që ndjen nga Holokausti.

“Ne nuk i detyrohemi asgjë Izraelit. Nëse do t’i kishim borxh, atëherë nuk do të ishim në gjendje të flisnim kaq lirshëm” , tha Erdogan.

“Lindja e Mesme ka qenë prej kohësh një rajon me tensione të mëdha. Për shkak se është rajoni ynë fqinj, ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj asaj që po ndodh atje. Zoti President, nuk është sekret që ne kemi pikëpamje të ndryshme, ndonjëherë shumë të ndryshme për konfliktin aktual. Pikërisht për këtë arsye bisedimet tona janë të rëndësishme”, shtoi Scholz.

Në vizitën e parë në katër vitet e fundit, Erdogan propozoi ndërmjetësim të përbashkët mes Gjermanisë dhe Turqisë për të vendosur paqe mes Izraelit dhe Palestinës.

“Steinmeier do të udhëtojë për në Izrael pas një jave. Unë e kam pyetur atë: Ju lutemi merruni ju me njërën anë, ne me tjetrën, dhe le të përpiqemi së bashku të sigurojmë këtë armëpushim humanitar”, shtoi lideri turk.

Erdogan tha në fillim të kësaj jave se Izraeli ishte një “shtet terrorist” që kryente krime lufte dhe gjenocid në Gaza, ndërsa paralajmëroi se shtetit hebre po i vjen fundi edhe nëse posedon armë bërthamore. 

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli