Presidenti i Turqisë, Erdogan ka ashpërsuar gjuhën ndaj Izraelit, pas intensifikimeve të luftimeve në Gaza, ku ushtria izraelite ka hyrë brenda territorit dhe madje rrethoi një prej spitaleve më të mëdha në vend, ku dyshon se poshtë tij, në tunele, fshihen terroristët e Hamasit.
Lideri turk u shpreh Izraeli është një shtet terrorist që kryen krime lufte dhe po shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza, ndërsa përsëriti pikëpamjen e tij se grupi militant palestinez Hamas nuk ishte një organizatë terroriste.
Duke folur para parlamentit turk, Erdogan i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të deklarohet nëse Izraeli ka bomba bërthamore apo jo teksa shtoi se ai është tashmë i rrëzuar nga posti i tij.
Erdogan u shpreh se Hamasi ishte një parti politike që ishte zgjedhur nga palestinezët. (A2 Televizion)