Panik në ajër, Airbus A321 merr flakë pasi godet një zog, piloti bën ulje emergjente

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 10:04 | Bota

Një video që bën xhiron e internetit tregon momentin tronditës kur motori i një Airbus A321 shpërtheu në flakë të dielën pasi goditi një zog ndërsa fluturonte mbi Brazil.

Mediat e huaja njoftojnë se, avioni i LATAM Airlines, me bazë në Kili, ishte nisur nga Salvador për një fluturim tre-orësh drejt Sao Paulo, kur një zog goditi papritur krahun e djathtë të avionit.

Videoja nga brenda fluturimit tregon shkëndijat që vijnë nga motori ndërsa piloti kthehet për të bërë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Salvador-Deputado Luís Eduardo Magalhães.

Pasi piloti e ul për mrekulli avionin, pasagjerët e duartrokasin atë për manovrat e tij. Ndërsa avioni ulet, motori shpërthen në flakë. Madje, një pasagjer ishte aq mirënjohës që kishte mbijetuar, saqë doli nga avioni i gjunjëzuar.

“Ishte me të vërtetë një moment terrori që ne përjetuam. Një frikë shumë e madhe, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Motori shpërtheu në flakë disa minuta pas ngritjes. Na kapi paniku, menduam se do të vdisnim”, shtoi pasagjeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos