Mbi 12 mijë viktima në Gaza, mes tyre 500 fëmijë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 22:20 | Bota

Mbi 12 mijë viktima në Gaza, mes tyre 500 fëmijë

Numri i viktimave në Gaza i ka tejkaluar 12.000, mes të cilëve 500 fëmijë. Shifrat janë bërë publike nga zyrtarë të Hamasit.

Ismail Thawabta, drejtuesi i përgjithshëm zyrës së shtypit të drejtuar nga qeveria e Hamasit, bëri po ashtu të ditur se 3,750 persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas Hamasit, të paktën 1.800 fëmijë mund të jenë ende nën rrënoja.

Ndërkohë, Doktorët pa Kufij kanë njoftuar se po përpiqen që të evakuojnë një pjesë të stafit dhe familjarëve të tyre të cilët kanë mbetur të bllokuar në godinat e organizatës pranë spitalit Al Shifa në Gaza.  

Që nga e shtuna e shkuar, rreth 137 persona staf të MSF, 65 prej të cilëve fëmijë, nuk kanë mundur të dalin nga godinat ku ndodhen për shkak të luftimeve që po ndodhin në zonë.

A2 CNN Livestream

A2 Sport