Putin: Elitat europiane kanë humbur identitetin kombëtar, janë të varura nga SHBA

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 18:20 | Bota

Putin: Elitat europiane kanë humbur identitetin kombëtar, janë

Vladimir Putin pranoi sot, gjatë një fjalimi në Forumin Kulturor të Shën Petersburgut, se deri në vitin 2014 as që e mendonte se mund të niste një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, deri në vitin 2014 nuk mund të na kishte shkuar në mendje se mund të kishte një konflikt të tillë midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha presidenti rus.

Ai shtoi: "Nëse do të më kishin thënë më parë që nga viti 2014 se kjo ishte e mundur, unë do t’i thosha: A je i çmendur?"

Putin foli edhe për marrëdhëniet e Rusisë me Evropën, pas pushtimit të Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022 dhe vazhdon ende, duke thënë se vendi “nuk dëshiron dhe nuk do ta ndërpresë bashkëpunimin” me vendet e rajonit të këtij.

“Nëse dikush vendos të izolohet, atëherë kjo është punë e tij”, komentoi presidenti rus, duke shtuar se Rusia nuk ka asnjë konflikt me shoqërinë evropiane.

Madje, vuri ai në dukje se “do të shqyrtonte mundësinë e anëtarësimit të Francës në BRICS, nëse do të pranonte aplikimin përkatës”.

Lideri rus theksoi gjithashtu se Rusia po përballet me vështirësi në marrëdhëniet e saj me elitat evropiane, të cilat, siç u shpreh Putin, kanë humbur identitetin e tyre kombëtar dhe janë të varura nga SHBA.

Presidenti rus e quajti këtë situatë një tragjedi për Evropën.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi