Presidenti rus tha se nuk ka ndërmend të ndërpresë lidhjet dhe bashkëpunimin me Evropën dhe akuzoi elitat evropiane për varësinë nga SHBA.
Vladimir Putin pranoi sot, gjatë një fjalimi në Forumin Kulturor të Shën Petersburgut, se deri në vitin 2014 as që e çonte nëpër mend se Rusia mund të niste një luftë me Ukrainën.
“Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, deri në vitin 2014 nuk mund të na kishte shkuar në mendje se mund të niste një konflikt i tillë midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha presidenti rus.
????????????????Vladimir Putin on the conflict between Russia and Ukraine: "Before 2014 I couldn't even imagine it was possible" pic.twitter.com/CFqyelZh7N
— Dan mutungi (@dannmuts) November 17, 2023
Kreu i Kremlinit shtoi më tej: “Nëse dikush do të më kishte thënë deri në vitin 2014 se kjo ishte e mundur, unë në do t’i thoja: ‘A je i çmendur?’".
“Por e pranoj që njerëzit nuk po shikonin, nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte dhe natyrisht, ndër të tjera, çdo person ka të drejtë të ketë qëndrimin e tij, mendimin e tij.”
Putin foli edhe për marrëdhëniet e Rusisë me Evropën, pas pushtimit të Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022 dhe vazhdon ende, duke thënë se vendi “nuk dëshiron dhe nuk do ta ndërpresë bashkëpunimin” me vendet e këtij rajoni.
“Ne nuk duam t'i ndërpresim marrëdhëniet tona me askënd. Ne nuk mbyllim asgjë. Nëse dikush vendos të izolohet, atëherë kjo është punë për të”, u shpreh Putin.
????⚡️????????????‼️Esta es la tragedia de la Europa actual: las élites han perdido su sentido de identidad nacional y se han vuelto dependientes de Estados Unidos : Presidente Putin de Rusia. pic.twitter.com/pqhkVn9SWQ
— News Front España y Latinoamérica (@EspanaFront) November 17, 2023
Ai nënvizoi më tej se koha do të tregojë gjithçka dhe se Rusia nuk ka asnjë konflikt me shoqërinë evropiane, “e cila është gjithnjë e më e vetëdijshme për ngjarjet që po ndodhin”.
Madje, ai vuri në dukje se “do të shqyrtonte mundësinë e anëtarësimit të Francës në BRICS, nëse do të pranonte aplikimin përkatës”.
Sipas shefit të Krmelinit, elitat evropiane kanë humbur identitetin e tyre kombëtar dhe janë bërë të varur nga SHBA. Putin e konsideroi këtë situatë një tragjedi për Evropën. (A2 Televizion)