Trump me sytë nga presidenca! Prezanton agjendën agresive, luftë rivalëve dhe emigrantëve

Nga Rosalba Bejdo
17 Nëntor 2023, 12:05 | Bota


Jo vetëm që Donald Trump planifikon të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, por ai dhe aleatët janë tashmë duke hartuar planet për të rifromatuar qeverinë federale dhe për të implementuar politika radikale brenda pak orëve pas betimit. Ai zotohet për spastrim të administratës.

 “Që në ditën e parë do të nënshkruaj urdhrin ekzekutiv për të rikthyer autoritetin e presidentit e për t’i thënë burokratëve të korruptuar, jeni të shkarkuar”, tha Trump.

“Nga dita një administrata ime e re do të hetojë çdo prokuror radikal dhe prokurorin e përgjithshëm amerikan për metoda të paligjshme e raciste”, shtoi ai.

Pastaj, nga dita e dytë e më tej, Trump dhe aleatët premtojnë shfrytëzim të pushtetit në mënyra të paprecedenta, me fokus te hakmarrja.

“Nëse do të bëhem president e do të shoh dikë që po mund keqazi, do të kërkoj ndjekjen penale të tij”, përfundoi Trump.

Për të shmangur vonesa në zbatimin e agjendës së tij, Trump ka ngritur grupe që po përgatisin punën paraprakisht. Prioritet i mandatit të dytë do të jetë gjithashtu lufta ndaj emirgacionit të paligjshëm.

Trump paralajmëron të shkojë përtej propozimeve të ashpra që dominuan mandatin e parë, përfshirë deportime masive dhe kampe ndalimi. Ish-presidenti zotohet gjithashtu të zgjerojë ndalimin e udhëtimeve nga vendet me shumicë myslimane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos