Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 14%
  • Jo 86%

E pëson presidenti austriak, e kafshon qeni i homologes moldave

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 10:31 | Bota
E pëson presidenti austriak, e kafshon qeni i homologes moldave

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, gjatë vizitës zyrtare që ai është duke zhvilluar në Moldavi.

Teksa po bënin foton e rastit me homologen Maia Sandu, presidenti austriak është përkulur të përkëdhelë dhe qenin e saj, po kafsha nuk e ka pritur mirë këtë gjë duke e kafshuar në dorë.

Momenti është filmuar nga kamerat, ku shihet Van der Bellen teksa mban dorën e kafshuar, ndërkohë videoja është bërë menjëherë virale.

A2 Business