Koreja e Jugut nuk ka besim tek Inteligjenca Artificiale kinez: Dyshojmë se mbledh të dhënat

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 07:34 | Bota

Koreja e Jugut nuk ka besim tek Inteligjenca Artificiale kinez: Dyshojmë se

Qeveria e Koresë së Jugut ka pezulluar përkohësisht shërbimin lokal të aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek, për shkak të shqetësimeve për praktikat e saj të mbledhjes së të dhënave.

Zyrtarët thanë se shërbimi u bllokua të shtunën dhe do të riaktivizohet vetëm pasi të janë bërë përmirësimet e nevojshme për të mbrojtur privatësinë, në përputhje me ligjin e Koresë së Jugut.

Ndalimi erdhi pasi disa departamente dhe agjenci qeveritare ndaluan hyrjen në DeepSeek për shqetësimet e privatësisë.

Deepseek më herët është ndaluar të përdoret dhe në Holandë, Teksas, Itali, Australi, Tajvani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos