Kreu i bankës më të madhe në SHBA kërkon heqjen e kriptovalutave: Shërbejnë vetëm për paratë e paligjshme

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 20:51 | Bota

Kreu i bankës më të madhe në SHBA kërkon heqjen e

Kreu i bankës më të madhe në Shtetet e Bashkuara, CEO i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, gjatë një seance dëgjimore në përpara një paneli bankar të Kongresit, kërkoi nga qeveria amerikane të shkatërrojë rrjetin e kriptomonedhave, të cilat sipas tij shërbejnë vetëm për pagesa të paligjshme.

Dimon ishte i ashpër me Bitcoin, por edhe të gjitha monedhat e tjera virtuale, duke u shprehur se ato iu shërbejnë vetëm kriminelëve, narkotrafikantëve apo personave të tjerë të rrezikshëm.

Bitcoin është rritur më shumë se 165 për qind këtë vit, niveli më i lartë që nga muaji prill i vitit 2022 pavarësisht problemeve të mëdha të FTX dhe Binance. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos