Mediat izraelite raportojnë se në luftimet e fundit në Gaza ka humbur jetën dhe djali i ish-shefit të shtabit të ushtrisë , Gadi Eisenkot, i cili aktualisht shërben si ministër në qeverinë e emergjencës.
Gal Eisenkot, një ushtar rezervist humbi jetën në jug të Gazës, teksa babai i tij u njoftua për lajmin tragjik ndërsa po vizitonte një komandë të ushtrisë.
Ai po kontrollonte një tunel të Hamasit në Jabalia kur hasi në një eksploziv të vendosur nga militantët. (A2 Televizion)