Kryeministri belg humb zgjedhjet dhe njofton me lot në sy dorëheqjen

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 07:40 | Bota

Kryeministri belg humb zgjedhjet dhe njofton me lot në sy dorëheqjen

Kryeministri belg, Alexander De Crooka, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pas humbjes së rëndë që partia e tij pësoi në zgjedhjet europiane.

“Nga nesër do të jem kryeministër në dorëheqje”, deklaroi De Croo, pa i mbajtur dot lotët, teksa u mbyllën qendrat e votimit.

Pasi përgëzoi partitë e djathta flamande, ai shtoi: “Unë marr përgjegjësitë e mia, nga nesër do të jem kryeministër në dorëheqje dhe do të përqendrohem në menaxhimin e aktualitetit”.

Partia e qendrës së djathtë, Liberalët dhe Demokratët Flemish të Hapur, pa numrat e saj të binin, pasi mori vetëm 5.7% të votave, sipas sondazheve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos