Largohet “Gjenerali i Hekurt” Zelensky luan kumarin politik përballë ofensivës ruse

Nga Erjon Dervishi
8 Shkurt 2024, 21:38 | Bota

Largohet “Gjenerali i Hekurt” Zelensky luan kumarin politik

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura të vendit, Valeri Zaluzhnyi. Vendimi vjen pas spekulimeve për një përçarje midis presidentit dhe gjeneralit Zaluzhnyi, i cili ka udhëhequr përpjekjet e luftës të Ukrainës që nga fillimi i konfliktit. Ky veprim shënon ndryshimin më të madh në udhëheqjen ushtarake të Ukrainës që nga nisja e luftës ruse në shkurt 2022.

"Dukefilluar nga sot, një ekip i ri drejtues do të marrë drejtimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Pres ndryshime tek Forcat e Armatosura të Ukrainës në të ardhmen e afërt, një plan veprimi real dhe të detajuar për vitin 2024, që merr parasysh situatën reale në fushën e betejës dhe perspektivat aktuale”,tha  Volodymir Zelensky, Presidenti i Ukrainës.

Zelensky më pas njoftoi emërimin e gjeneral-kolonelit Oleksander Syrskyi si shefin e ri të ushtrisë. Ai tha se gjenerali i ri ka "përvojë të suksesshme në mbrojtjen e Kievit dhe kundërofensivës në Harkiv.

"Dhjetëra gjeneralë po konsiderohen për poste drejtuese në ushtri dhe do të shërbejnë nënudhëheqjen e komandantit më me përvojë ukrainase, gjeneral kolonel OleksandrSyrskyi. Ai ka përvojë të suksesshme në mbrojtje, ai kreu operacionin e mbrojtjes së Kievit. Unë emërova gjeneral-kolonelin Syrskyi si Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës", u shpreh Zelensky.

Shkarkimi i Zaluzhnyit nga analistët ndërkombëtar shihet si një kumar politik për Zelensky-n. Pavarësisht dështimit të kundërofensive të Ukrainës, tashmë ish-shefi ushtarak mbetet një nga udhëheqësit më të njohur në vend. Një sondazh nga Instituti i Sociologjisë së Kievit zbuloi se 88% e ukrainasve e mbështetën gjeneralin. Vlerësimi i miratimit të Zelensky-t, megjithëse gjithashtu i lartë, ishte dukshëm më i ulët në 62%.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli