“Lufta e Yjeve”, rusët gati armën bërthamore në hapësirë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 23:30 | Bota



Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se kishte planifikuar një takim të klasifikuar me udhëheqjen e Kongresit.

Shkak është bërë kërkesa e një grupi republikanësh ndaj Presidentit Biden për të deklasifikuar të gjitha informacionet që lidhen me kërcënimet e sigurisë kombëtare.

Informacionet kanë të bëjnë me faktin se rusët duan të vendosin një armë bërthamore në hapësirë. Bëhet fjalë për të përdorur armë bërthamore kundër satelitëve.

Jake Sullivan, u pyet disa herë nga gazetarët në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me kërkesën e grupit republikan, por ai nuk pranoi të deklaronte në mënyrë specifike nëse takimi i së enjtes do të ishte për të diskutuar atë kërcënim të raportuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu