Të shtëna me armë në paradën e fitores së Super Bowl në Kansas

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 22:36 | Bota

Të shtëna me armë në paradën e fitores së Super

Të paktën një person humbi jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në paradën e përgatitur për të festuar fitoren e Super Bowl në Kansas City.

Mijëra njerëz kishin dalë në rrugë për të përshëndetur idhujt e tyre kampionë, kur papritur u dëgjuan të shtënat me armë zjarri.

Policia ka arrestuar dy persona deri në këto momente, teksa kur ndodhi ngjarja futbollistët ishin ende në skenë për të përshëndetur fansat.

Motivet janë të paqarta, ndërkohë që zona është rrethuar nga forca të shumta policie.

Kansas City mbrojti me sukses titullin kampion në futbollin amerikan. Chiefs triumfuan në finalen e Super Bowl 2023, duke kaluar San Franciskon në shtesa me rezultatin 25-22.

Në këtë mënyrë, ata arritën të fitonin titullin e dytë me radhë kampion dhe të katërtin në historinë e skuadrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë