Kur janë numëruar mbi 100 milionë vota në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump kryeson në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti i cili kërkon një mandat të dytë, sipas projeksionit të CNN ka mbledhur 211 vota në Kolegjin Zgjedhor, nga 270 që i duhen për të fituar zgjedhjet.
Ndërsa zv.presidentja Harris, po sipas projeksioneve të CNN, ka mbledhur 153 vota.
Beteja në shtetet kyçe është ende e hapur, por Trump po kryeson në Wisconsin, Pennsylvania, Georgia, dhe North Carolina.
Secilit kandidat i duhen 270 vota për t’u shpallur president.
(A2 Televizion)