Frika për moshën dhe problemet me kujtesën si derivat i saj, janë shtuar te publiku amerikan që sheh presidentin Joe Biden të hidhet sa nga një gafë në tjetrën në daljet e tij publike.
Me Republikanët që janë gati të shfrytëzojnë Amendamentin 25 të Kushtetutës dhe hetimin e drejtuar nga prokurori Robert Hur për të larguar 82-vjeçarin nga pushtetit para zgjedhjeve, duket se shpresat e demokratëve janë në duart e zv/presidents Kamala Harris.
Numri dy i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për Ëall Street Journal ka pranuar se është gati që të “shërbejë” si udhëheqëse në rast se Biden zhvishet nga detyrat.
"Unë jam gati, nuk ka asnjë dyshim", është shprehur Harris.
Në muajt e fundit Shtëpia e Bardhë është përpjekur të ringjallë imazhin e zv/presidentes, por, në sondazhe, ajo po performon më keq se Biden.
"Kushdo që më sheh duke punuar”- shtoi Kamala Harris – “largohet me bindjen e plotë për aftësitë e larta drejtuese që kam".
Intervista u regjistrua të martën e kaluar, dy ditë përpara se një raport i prokurorit special Robert Hur të ngrinte dyshime të reja për aftësitë mendore të shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Në dokument, Biden përshkruhet si “një burrë i moshuar me kujtesë të dobët”.
Vetë Harris mbrojti presidentin amerikan gjatë një ngjarjeje publike të premten në mbrëmje, duke e cilësuar raportin "të motivuar politikisht". (A2 Televizion)