Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Në qershor shembet ura e Krimesë? Ukraina i frikësohet humbjes: Fronti i luftës mund të bjerë

Nga A2 CNN
3 Prill 2024, 15:03 | Bota

Situata e luftës në frontin ukrainas duket e zymtë. Odesa është objektivi i radhës i ushtrisë ruse. Ushtarakë të lartë të Ukrainës në reagime për Politico, flasin për sulme të shpeshta të ushtrisë ruse me dron dhe raketa. Oficerët të cilët shërbyen nën drejtimin e gjeneralit të shkarkuar ukrainas, Valery Zaluzhny, theksojnë se linjat e frontit në Ukrainë do të shemben shumë shpejt.

“Nuk ka asgjë që mund ta ndihmojë Ukrainën tani, sepse nuk ka teknologji serioze në gjendje të kompensojnë Ukrainën për masën e madhe të trupave që Rusia ka të ngjarë të hedhë mbi ne. Ne nuk i kemi ato teknologji dhe Perëndimi nuk i ka ato në numër të mjaftueshëm. Gjithçka tani varet nga vendi ku Rusia do të vendosë të synojë forcën e saj në një ofensivë që pritet të nisë këtë verë”, tha një oficer ukrainas për “Politico”.

Oficerët ukrainas theksojnë se raketat anti-tank të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA në javët e para të pushtimit erdhën në kohë, duke i ndihmuar ata të shpëtonin Kievin, por sipas tyre armatimet moderne janë të pakta dhe vijnë me shumë vonesë.

"Shpesh ne nuk i marrim sistemet e armëve në kohën që na duhen - ato vijnë kur nuk janë më të rëndësishme. Një duzinë apo më shumë të avionëve luftarak F-16 pritet të jenë funksionale këtë verë, pasi të ketë përfunduar trajnimi bazë i pilotëve. Çdo armë ka kohën e vet të duhur.F-16 ishin të nevojshëm në vitin 2023; nuk do të jenë të duhurat për vitin 2024”, shtoi oficeri.

Oficerët theksuan se edhe ata kanë nevojë për shumë, shumë më tepër burra. Vendi aktualisht nuk ka mjaft burra në vijën e parë të frontit, dhe kjo po e komplikon problemin e mbështetjes së pamjaftueshme perëndimore.

Vështirësitë në vijën e frontit ukrainas kanë bindur vendet e NATO-s për të miratuar një paketë ndihme prej 100 miliardë dollarësh. Ndihma do të jetë për të pajisur ushtrinë ukrainase me armatime moderne. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Camerun u ka kërkuar kërkojë aleatëve në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, të miratojnë iniciativat e udhëhequra nga Britania për të blerë raketa dhe municione standarde të NATO-s për forcat e armatosura të Ukrainës.

A2 CNN Livestream

A2 Business