Hilmi Sen, kryetari i bashkisë së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi, mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur.
Shoferi i tij gjithashtu raportohet i vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.
#sondakika | Kırıkkale'nin Balışeyh Belediye Başkanı Hilmi Şen'e yönelik silahlı saldırıyı düzenleyen şüphelinin akrabası Erdem Şen olduğu öğrenildi. pic.twitter.com/BCCYJcvmvU
— Muhammet Halıcıoğlu (@Muhammethlc) November 4, 2024
Autori i ngjarjes së rëndë është nipi i kryebashkiakut dhe thuhet se u tha oficerëve që e vunë në pranga pas ngjarjes, se ai e vrau Sen sepse nuk kishte mbajtur premtimin për ta punësuar në bashki.
Hilmi Sen u zgjodh kryetar bashkie nga Partia Islamike e Prosperitetit të Ri në zgjedhjet e 31 marsit 2024 dhe dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar. (A2 Televizion)