“Nuk ka paqe me Ukrainën!” Putin: Zelensky nuk është lider legjitim

Nga Erjon Dervishi
24 Maj 2024, 22:58 | Bota

Nuk ka paqe në Ukrainë. Çdo gjë është një gënjeshtër. Kështu është shprehur, zëdhënësi i Kremlinit dhe njeriu hije i Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Ky i fundit me anë të një reagimi publik ka mohuar lajmin e cituar nga Reuters, se Vladimir Putin është i gatshëm t’i japë fund luftës në kushtet ekzisutese. "Presidenti ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm për negociata, por për të arritur objektivat që ne po ndjekim përmes operacionit special ushtarak. Këto objektiva janë të qarta dhe përfshijnë katër territoret e reja siç parashikohen në Kushtetutë", tha Peskov duke iu referuar katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia.

Reagimi i Peskov përforcohet edhe nga Kancelari gjerman Olaf Scholz. Sipas tij, lufta në Ukrainë përfundon vetëm nëse Vladimir Putin tërheq trupat. Kancelari gjerman shpalli kështu një dorëzim përballë situatës së vështirë në Ukrainë. 

Por pak gjasa ka që shefi i Kremlinit të bëjë paqe me Ukrainën. Ndoshta jo përderisa në krye të Ukrainës vijon të jetë Volodymy Zelenskyy. Sipas Putin, Zelenskyy nuk është një lider legjitim për këtë arsye shpresat për bisedime janë të vakëta. Këtë opinion Putin e shprehu hapur gjatë takimit me homologun e tij besnik të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko. 

"Ne e kuptojmë se legjitimiteti i kreut aktual të shtetit (ukrainas) ka skaduar. Mendoj se një nga qëllimet e konferencës së ardhshme në Zvicër më 15 dhe 16 qershor 2024) është e tillë që komuniteti perëndimor, sponsorët e regjimit të Kievit, mund të konfirmojë legjitimitetin e kreut në detyrë të shtetit, ose më saktë tashmë jo-ushtrues”, tha Vladimir Putin, President i Ukrainës. 

Sakaq, Wall Street Journal në bazë të informacioneve të saj ekskluzive beson se Ukraina ka goditur një kompleks ushtarak rus në Krime me raketa me rreze të gjatë veprimi të ofruara nga SHBA. Fakt ky që tregon se armët perëndimore po godasin Rusinë. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pranoi faktin se armët amerikane janë përdorur në një sërë objektesh jashtë zonës së konfliktit.

Zelenskyy është zotuar shpesh herë të rimarrë territoret e humbura, duke përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ai nënshkroi një dekret në vitin 2022 që zyrtarisht shpalli çdo bisedë me Putinin "të pamundur".

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi