Gjenden trupat e tre pengjeve të tjerë izraelitë në Gaza

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 12:58 | Bota

Trupat e tre pengjeve të tjerë izraelitë janë nxjerrë nga Gaza. Lajmin e konfirmuan Forcat Izraelit të Mbrojtjes.

Ata janë identifikuar si Hanan Yablonka, Michel Nisenbaum dhe Orion Hernandez.

IDF tha se trupat e tre burrave u gjetën në qytetit verior të Jabalias gjatë natës në një operacion të përbashkët me agjencinë e brendshme të inteligjencës izraelite.

Tre trupat u gjetën një javë pas rikuperimit të trupave të tre pengjeve të tjerë izraelitë nga Gaza.

Ata ishin në mesin e 252 personave që u kapën kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1 200 njerëz. Ndërkohë, sipas Izraelit, fati i 130 të tjerëve nuk dihet ende.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në një postim në “X”: "Ne e kemi detyrë kombëtare dhe morale të bëjmë gjithçka që mundemi për të kthyer pengjet tanë, të gjallët dhe të vdekurit, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos