Horror në Vietnam, shpërthimi i biçikletës elektrike djeg pallatin, 14 të vdekur

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 08:50 | Bota

Një zjarr që ra në një kompleks apartamentesh në Hanoi të Vietnamit mëngjesin e së premtes, i ka marrë jetën të paktën 14 personave dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet lokale thanë se zjarri shpërtheu pak pas mesnate në një ndërtesë pesëkatëshe ku ndodheshin apartamente me qira dhe një dyqan biçikletash elektrike.

Flakët u vunë nën kontroll një orë më pas por pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, vetëm 7 persona u arrit që të shpëtoheshin.

Sipas rezultateve të para të hetimeve, shkak i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër në biçikletat elektrike.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024