Irani përcjell në banesën e fundit presidentin

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 22:08 | Bota

Irani përcjell në banesën e fundit presidentin

Nën turma të mëdha njerëzish dhe masa të forta sigurie, Irani ka përcjellë në banesën e fundit presidentin Raisi, i cili humbi jetën fundjavën që lamë pas në një aksident ajror, së bashku me 8 persona të tjerë, mes të cilëve dhe ministri i Jashtëm.

Trupi i presidentit 63 vjeçar u varros në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në faltoren e shenjtë të Imam Rezait, një figurë e nderuar në Islamin Shia.

Turma të mëdha ishin mbledhur në një nga rrugët kryesore të qytetit verilindor përpara ceremonies mortore. Media shtetërore e përshkroi ngjarjen e së enjtes si "historike", ndërsa kryetari i bashkisë së Mashhadit tha se 3 miliona ishin të pranishëm në ceremoni.

Të mërkurën, udhëheqës dhe personalitete të tjera nga aleatët dhe fqinjët e vendit morën pjesë në një ngjarje përkujtimore në Teheran.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të të ashtuquajturit "Aksi i Rezistencës", një rrjet grupesh të armatosura që marrin armë, trajnime dhe fonde iraniane. Ata përfshinin liderin politik të grupit të armatosur palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, zëvendës sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Hezbollah të Libanit, Naim Qassem, zëdhënësin e Houthive të Jemenit, Mohammed Abdulsalam dhe kreun e Forcave Paraushtarake të Mobilizimit Popullor të Irakut. Faleh al-Fayad.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani