"Lojë luftash" në Tajvan, Kina vijon manovrat ushtarake për të treguar forcën

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 07:06 | Bota

"Lojë luftash" në Tajvan, Kina vijon manovrat ushtarake

Ushtria e Kinës ka nisur ditën e dytë të stërvitjes ushtarake rreth Tajvanit për të testuar aftësinë e tyre, për të "marrë pushtetin" dhe kontrollin e zonave kyçe. Pamjet e transmetuara në TV treguan avionë luftarakë kinezë, duke ngritur dhe Ushtrinë Çlirimtare Popullore (PLA), e duke marrë pjesë në stërvitjen ushtarake.

Roja bregdetare e Tajvanit bëri të ditur se në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake të nisura nga Pekini, katër anije të rojes bregdetare kineze hynë sot në "ujërat e kufizuar" të dy ishujve tajvanezë.

"Është hera e tetë, këtë muaj, që anijet e rojes bregdetare kineze hyjnë në ujëra të kufizuar", tha roja bregdetare tajvaneze, duke shtuar se anijet u nisën rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale.

"Ne i bëjmë thirrje Kinës të ushtrojë vetëpërmbajtje dhe të ndalojë menjëherë sjelljen e saj irracionale", shton Taipei.

Kina, e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj dhe e denoncon Lain si një "separatist", denoncoi fjalimin e tij të inaugurimit të hënën më 20 maj, në të cilin ai i kërkoi Pekinit të ndalonte kërcënimet e tij dhe tha se të dyja anët e ngushticës ishin "jo në varësi të njëri-tjetrit”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos