Masakra me 144 të vdekur, Moska e pranon për herë të parë: Përgjegjësi e ISIS

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 12:05 | Bota

Masakra me 144 të vdekur, Moska e pranon për herë të

Rusia për herë të parë ka pranuar qartë përgjegjësinë e organizatës së Shtetit Islamik në sulmin terrorist të ndodhur, më 22 mars, në Bashkinë Crocus të rrethit të Moskës, që u mori jetën 144 personave.

Për sulmin në fjalë, Moska më herët kishte akuzuar edhe Kievin për përfshirje. Edhe në deklaratën e tij të fundit, shefi i FSB-së, Aleksandër Bortnikov tha se ka ende indicie për përfshirje të inteligjencës ukrainase.

Gjatë hetimit, u konstatua se përgatitjet, financimi, sulmi dhe tërheqja e terroristëve u koordinuan përmes internetit nga anëtarët e grupit Khorasan”, tha shefi i FSB-së, Alexander Bortnikov, për agjencinë RIA Novosti.

Sipas tij, më shumë se 20 persona janë arrestuar gjatë hetimeve për sulmin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani