Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

"Përse po na godasin?" Amerikanët në Gaza dërgojnë mesazhe për Joe Biden

Nga Xhevahir Qardaku
14 Mars 2024, 13:43 | Bota

Të vogla por jetësore. Ndihmat humanitare që vijnë nga ajri në Gaza janë e vetmja shpresë për të mbijetuarit nga lufta. Civilë në krizë urie, që shtyhen dëshpërimisht për të parë se çfarë ka mbërritur sot.

Dhe prapë, mes çdo dërgese, lufta vazhdon, më shumë banesa shkatërrohen, më shumë njerëz vriten.

Deborah, një grua amerikane qe jeton në Gazën qendrore tha se kishte humbur fillin e luftave të jetuara prej saj në rripin e rrethuar, por këtë herë, thuajse nuk mbijetoi. Një raketë izraelite, thotë ajo, shkatërroi shtëpitë e tyre duke i lënë në qiell të hapur për orë të tëra. E shpëtuar dhe trajtuar pa anestezi tani kërkon përgjigje.

“Unë nuk po hedh bomba. Unë nuk po qëlloj askënd. Pse erdhën dhe më shënjestruan? Unë kam nevojë për një përgjigje për këtë. Joe Biden, kam nevojë për një përgjigje. Pse po i lini ata të shenjëstrojnë amerikanët në Gaza”.

Mësuesja e anglishtes thotë se nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza. Disa prej fqinjëve të saj, po varrosen teksa thekson se nuk do të largohet.

“Po, mund të vrapoja, mund të kthehesha në Amerikë, por do të ndihesha sikur nuk ishte e drejtë ta bëja këtë. Unë duhet të qëndroj pranë tyre. Unë duhet të përpiqem t'i ndihmoj ata”.

Një zë solidariteti me banorët në Gaza të cilët tentojnë ti mbijetojnë të paimagjinueshmes.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi