“Nuk e kaloj vijën”, Olaf Scholz kundërshton dërgimin e raketave “Taurus" në Ukrainë

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 11:06 | Bota

Raketat “Taurus” nuk do të dërgohen në Ukrainë. Ky është reagimi zyrtar i Kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ai tha të mërkurën para Bundestagut se do të ishte "i papërgjegjshëm" dërgimi i raketave të Gjermanisë Taurus në Ukrainë.

"Kjo është një vijë që unë si kancelar, nuk dua ta kaloj", tha ai.

Dalja e Scholz para parlamentit vjen në vazhdën e audios së publikuar javën e kaluar të oficerëve të lartë gjermanë që diskutojnë një vendim hipotetik për të dërguar raketa “Taurus” në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca i kanë dërguar tashmë Ukrainës raketat e tyre, ndërsa SHBA-ja po planifikon të dërgojë më shumë sisteme raketore taktike të ushtrisë në Ukrainë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos