Presidencialet 2024, Trump-Biden dueli zyrtar për Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
13 Mars 2024, 22:03 | Bota

Tashmë është zyrtare. Zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024 do të jenë një ripërballje mes Joe Biden dhe Donald Trump. Konfirmimi i kandidaturave të tyre, erdhi pas zgjedhjeve paraprake në Georgia, Misisipi dhe Uashington, ku të dy siguruan numëron e nevojshëm të delegatëve. Biden i nevojiteshin 1 mijë e 968 delegatë për të fituar nominimin dhe ai e kaloi atë numër, e po ashtu Donald Trump, arriti numrin magjik të 1 mijë e 215 delegatëve. Pas rezultatit final, Joe Biden, publikoi një deklaratë në rrjetin social X, duke artikuluar atë që ai e quajti "fushatën e pakënaqësisë dhe hakmarrjes së Trump që kërcënon idenë e Amerikës"

"Votuesit tani kanë një zgjedhje për të bërë për të ardhmen e këtij vendi. A do të ngrihemi dhe do të mbrojmë demokracinë tonë apo do t'i lëmë të tjerët ta shkatërrojnë atë? A do të rivendosim tëdrejtën për të zgjedhur dhe mbrojtur liritë tona apo do t'i lëmë ekstremistër t'i marrin ato”, tha Joe Biden, President i SHBA-së.

Trump nga ana e tij, tha se nuk kishte kohë për të festuar, dhe në vend të kësaj e vuri fokusin në mposhtjen e Biden, të cilin ai e quajti presidentin "më të keq" në historinë e SHBA.

"Është nderi im i madh që përfaqësoj Partinë Republikane si kandidaturën e saj për president. Partia jonë është e bashkuar dhe e fortë dhe e kupton plotësisht se ne po garojmë kundër Presidentit më tëkeq, më të paaftë, të korruptuar dhe shkatërrues në historinë e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Donald Trump, kandidati republikan për President të SHBA-së.

Këtë vit, votuesit kanë shprehur pak entuziazëm për një përsëritje të zgjedhjeve të vitit 2020.Sondazhet e bërë publike nga Reuters dhe CNN tregojnë se si Biden edhe Trump nuk janë të pëlqyer nga shumica e votuesve. Akuzat penale ndaj Trump mund të dëmtojnë pozitën e tij në mesin e votuesve të arsimuar, mbështetjen e të cilëve ai e ka synuar vazhdimisht për ta fituar. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor 2024.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu