Autoritetet peruane shkatërruan më shumë se 20 tonë drogë në djegien e parë masive të lëndës narkotike të sekuestruar në vend gjatë këti viti.
Droga që u dogj përmes inceneratorëve u konfiskua në disa operacione midis shtatorit 2023 dhe janarit 2024 dhe përfshinte kokainë, marijuanë dhe ekstazi.
Pamjet tregojnë zyrtarët me veshje speciale duke hedhur në furrë çanta me substanca për shkatërrimin e tyre.
(A2 Televizion)