“Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, drejtori i TikTok-ut apel përdoruesve amerikanë, pas ultimatumit të SHBA-së

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 07:11 | Bota

“Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, drejtori i

Pasi Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miratoi një projektligj që detyron kompaninë TikTok të ndërpresë lidhjet me pronarin e saj në Pekin, ose ndryshe ndalohet në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të TikTok, Shou Zi Chew.

Ai u ka bërë thirrje përdoruesve amerikanë të mobilizohen për të mbrojtur platformën popullore të ndarjes së videove në pronësi të ByteDance kineze në emër të të drejtave kushtetuese.

"Ne besojmë se mund ta kapërcejmë këtë situatë së bashku. Mbroni të drejtat tuaja kushtetuese. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet", tha Chew në një videomesazh të postuar në X, platforma e Elon Musk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos