Nuk ndalen problemet për kryeministrin Netanjahu, teksa lufta në Gaza ka hyrë në muajin e saj të gjashtë.
Pas kritikave nga ndërkombëtarët për dhunën pa limit në Rripin e Gazës, lideri izraelit po përballet dhe me zemërimin në rritje të popullit të tij.
Mijëra njerëz u mblodhën këtë të shtunë në rrugët e Tel Avivit ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të reja parlamentare.
Shumë izraelitë akuzojnë Netanjahun për sulmin e Hamasit më 7 tetor si dhe reagimin e pamjaftueshëm për lirimin e pengjeve civile, që janë në duart e militantëve.
Kryeministri Netanjahu, ndërkohë është përpjekur të mos dëgjojë kritikat dhe presionin ndërkombëtar dhe të shtrijë ofensivën ushtarake deri në Rafah, aty ku janë grumbulluar dhe pjesa më e madhe e civilëve palestinezë të larguar nga shtëpitë e tyre.
(A2 Televizion)