Shkrumbohet nga flakët një nga studiot më të vjetra të filmit në botën arabe (VIDEO)

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 14:56 | Bota

Shkrumbohet nga flakët një nga studiot më të vjetra të

Një nga studiot më të vjetra të filmit në Egjipt dhe në të gjithë botën arabe është shkatërruar nga flakët, të cilat “përpinë” gjithçka kishte brenda asaj godine. Për fat nuk u raportua asnjë viktimë, mirëpo lajmi tronditi jo pak opinionin publik.

Zjarri shkatërroi Studion Al Ahram të ndërtuar në vitin 1944 në rrethin e Gizës, në perëndim të kryeqytetit, dhe më pas u përhap në tre ndërtesa fqinje që ishin evakuuar në kohë.

Sipas mediave lokale, zjarri shpërtheu pas xhirimeve të një episodi të një telenovele që transmetohet gjatë Ramazanit, muaji i agjërimit mysliman që filloi të hënën dhe gjatë të cilit televizioni ka audiencën më të madhe në Egjipt dhe në botën arabe.

Studio Al Ahram shtrihej në 27,000 metra katrorë dhe përfshinte tre sete filmash, një dhomë shfaqjeje dhe një dhomë montazhi.


Në vitet 1950, Egjipti ishte vendi i tretë më i madh i prodhimit të filmave në botë. Sot, ajo pretendon tre të katërtat e prodhimit të filmit arab. Ky i fundit ra në 21 filma në vitin 2022, pasi vendi po kalon krizën më të rëndë ekonomike në historinë e tij vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos