Mike Pence e thotë hapur: Nuk do e mbështes Trump në këtë fushatë presidenciale

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 12:54 | Bota

Mike Pence e thotë hapur: Nuk do e mbështes Trump në

Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence ka dalë hapur kundër Donald Trump. Në një intervistë në Fox News, ai u shpreh se nuk do e mbështes Trump në këtë fushatë presidenciale. Për këtë dha dhe argumente.

“Donald Trump po ndjek dhe artikulon një agjendë që është në kundërshtim me agjendën konservatore që kemi qeverisur gjatë katër viteve tona. Kjo është arsyeja pse unë nuk mund ta mbështes me ndërgjegje të pastër Donald Trump në këtë fushatë”, tha Pence në Fox News.

 Mirëpo, Trump nuk ka mendim të mirë për Pence, madje e quan edhe mosmirënjohës.

“Unë e zgjodha atë, e bëra zëvendëspresident. Por… njerëzit në politikë mund të jenë shumë të pabesë”, ka thënë më herët Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos