E fryrë sa një tullumbace gjigande, gjendet një balenë e ngordhur në det! Pse rrezikon shpërthimin

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 11:01 | Bota

E fryrë sa një tullumbace gjigande, gjendet një balenë e

Një peshkatar norvegjez u befasua kur pa një gjë të madhe si tullumbace që notonte në veri të ishullit Atoya. Siç raporton gazeta gjermane Bild, peshkatari norvegjez Dag Rydland nuk mund t'u besonte syve kur iu afrua me kujdes dhe kuptoi se ishte një balenë e madhe e ngordhur.

Në prononcimet e tij peshkatari, Dag Rydland dhe se nuk i kishte zënë syri një gjë të tillë kurrë më parë.

“Unë kam qenë një peshkatar për 27 vjet dhe kam parë disa balena të ngordhura, por kurrë nuk kam parë të kësaj lloj madhësie”, tha ai.

Balenat fryhen si tullumbace pasi ngordhin sepse trupat e tyre mbushen me gaz ndërsa dekompozohen.

Peshkatari me përvojë vlerëson se gjatësia e saj fillestare arrinte 15 metra dhe pesha e saj 40 tonë.

“Shpresoj që të mos dalë në breg”, tha peshkatari norvegjez i cili qëndroi 100 metra larg balenës së ngordhur nga frika e një shpërthimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë