Nuk kanë të ndalur sulmet ruse mbi Ukrainë. Qyteti port i Odesës është goditur nga raketa balistike duke lënë të vrarë 19 persona dhe 70 të plagosur. Zyrtarët ukrainas kanë fajësuar Rusinë për këtë masakër dhe e konsiderojnë atë një nga sulmet më vdekjeprurëse të javëve të fundit.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia do të merrte një "përgjigje të drejtë" nga forcat ukrainase, duke e cilësuar një sulm "të poshtër" ndaj një qyteti që është sulmuar nga dronët ose raketat ruse pothuajse çdo ditë këtë muaj.
"Në Odesa pati një goditje shumë e keqe nga bastardët. Dy raketa. E dyta u lëshua kur mjekët mbërriti në vendin e goditjes .Mes të vrarëve dhe të plagosurve ka dhe mjekë ndihmës. Forcat tona të Mbrojtjes do të bëjnë gjithçka për të siguruar që vrasësit rusë të ndjejnë përgjigjen tone”, tha Zelensky.
Moska mohon të ketë shënjestruar civilët, megjithëse shumë prej tyre janë vrarë në sulmet e shpeshta ajrore ruse në të gjithë vendin. Nga ana e saj Ukraina, ka përdorur dronët me rreze të gjatë për t'iu kundërvënë Rusisë. Trupat e Kievit bombarduan dy qendra votimi presidenciale në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit Kherson, citon agjencia e lajmeve ruse, Ria Novosti.Vladimir Putin tha se Ukraina do të ndëshkohej për aktin e kryer.
“Në përpjekje për të prishur procesin e votimit dhe për të frikësuar njerëzit, në rajonet në kufi me Ukrainën, regjimi neonazist i Kievit ka planifikuar dhe po përpiqet të kryejë një sërë veprimesh kriminale demonstrative të armatosura. Këto sulme armike nuk janë dhe nuk do të mbeten të pandëshkuara", shtoi Vladimir Putin.
Pas deklaratës kundër Kievit, Rusia publikoi videon e presidentit Vladimir Putin duke hedhur votën në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale. Votimi u krye online. Dita e parë e zgjedhjeve në Rusi u shoqërua me ndërprerje dhe disa problematika, duke përfshirë derdhjen e bojës në kutitë e votimit, një koktej Molotov të hedhur në një qendër votimi në qytetin e Putinit dhe sulme kibernetike.
Miliona rusë hodhën votat e tyre në 11 zona të vendit në fillim të zgjedhjeve tre-ditore, të cilat është pothuajse e sigurt se do t'i japin Putinit edhe gjashtë vite të tjera në Kremlin. (A2 Televizion)