Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Putin “shkund” votën elektronikisht, akuzon Ukrainën se po përpiqet të minojë procesin

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 17:53 | Bota

Mediat shtetërore në Rusi kanë publikuar një video të presidentit të vendit Vladimir Putin i cili voton në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Ndryshe nga herët e tjera, kreu i Kremlinit, që pritet të fitojë një mandat të ri në drejtimin e Rusisë, zgjodhi të votojë elektronikisht përmes një kompjuteri në zyrën e tij.

Më herët, presidenti Putin akuzoi Ukrainën se po përpiqet të prishë zgjedhjet presidenciale në Rusi duke bombarduar territorin rus dhe angazhuar 2500 ushtarë të armatosur për të hyrë në zonat kufitare. Ai shtoi se kundërpërgjigja ndaj Kievit për këto veprime është e pashmangshme.

Disa incidente të vogla shënuan ditën e parë të zgjedhjeve në Rusi, si derdhje boje në një kuti votimi, teksa një bombë molotov u hodh në një qendër në qytetin e lindjes së Putin. Në të dyja rastet autorët u arrestuan.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zgjasin 3 ditë, teksa fitorja e një tjetër mandati 6 vjeçar nga Vladimir Putin duket se është e pashmangshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani